Një burrë na tha diçka që ndezi dritën jeshile pas 16 vitesh – nëna e Bleona Matës shpërthen në lot në Pa Gjurmë dhe tregon telefonatën që ndryshoi gjithçka – çfarë pa ai?
"DRITË JESHILE" për fatin e Bleona Matës, flet nëna e saj: Një burrë na tha... | Në kohë reale
Një dritë shprese është ndezur për nënë Bukurie Matën pas 16 vitesh errësirë. Nëna e Bleona Matës, e zhdukur më 22 maj 2010 në Zapod të Kukësit kur ishte vetëm 6 vjeçe, ka folur në emisionin "Në kohë reale" në RTSH dhe ka treguar për telefonatën që ndryshoi gjithçka.
"Një burrë na tha..."
Gjithçka nisi nga një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë" të gazetares Odeta Dume në Report TV.
Sipas përshkrimit të emisionit, një burrë rreth 30-vjeç nga fshati Picarë i Vlorës, ka telefonuar me bindje të plotë se vogëlushja Mata është mbajtur në një familje nga Vlora.
Gazetarja Dume rrëfen detajet tronditëse:
"Pista e Vlorës, ku dyshohej se vajza ishte rrëmbyer në malin Pikëllimë nga një familje e asaj zone dhe më pas ishte dërguar në Picarë të Llakatundit. Vajza ishte mbajtur në këtë familje, kjo familje mbante mbiemrin Mata, ishte pjesë e fisit, por ishin në konflikt prej vitesh. Ky informacion erdhi nga një telefonatë që mbërriti në Report TV. Një qytetar 80 vjeç nga Vlora që jetonte në Londër më tregoi se vajza ka ardhur në Picarë, i bindur plotësisht."
Pas transmetimit live, kanë shpërthyer telefonatat nga Picari. Të gjithë banorët thoshin "po, kjo familje ka mbajtur këtë fëmijë, që qante".
Për nënë Bukurien, kjo ishte "drita jeshile" që prej vitesh priste. Ajo ka treguar në "Në kohë reale" se pas këtij lajmi është ndjerë e tronditur, por me shpresë se më në fund dikush po flet.
Vetë familja e Bleonës pohon që kanë pasur konflikt me familjen nga Vlora që ka të njëjtin mbiemër, por kjo e fundit e mohon përfshirjen. Familja është hetuar që në vitin 2010 dhe nuk është zbuluar asgjë. Ata madje telefonuan vetë në emision për të thënë se nuk kanë lidhje me historinë.
Por pista e Vlorës nuk është e vetmja. Nëna e Bleonës ka thënë se ish-vjehrra e saj kishte parë një djalë me kapuç pasditen e 22 majit 2010. Sipas gazetares, ai person është identifikuar - i përket një fshati ngjitur dhe ka një të shkuar kriminale, pasi 3 vite pas humbjes së Bleonës është kapur në flagrancë duke rrëmbyer një fëmijë tjetër dhe është dënuar për rrëmbim.
Ndërkohë, paralelisht po qarkullon edhe pista tjetër e avokatit Alban Duraj, se Bleona është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek në një vend të BE-së - një pistë që ende nuk është konfirmuar nga SPAK. Vetëm më 23 shtator SPAK deklaroi se pas verifikimeve nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën.
Bukurie Mata, pas 16 vitesh, vazhdon të bëjë apel që të merren në pyetje 5 vajzat e akuzuara dikur për zhdukjen dhe thotë me bindje: "Vajza ime është gjallë".
A do të jetë telefonata nga Vlora drita jeshile e vërtetë që do të zbardhë misterin e madh të Zapodit? Hetimet vazhdojnë.
